
Reperi kosovar Fero ka reaguar publikisht ndaj deklaratës së gjatë të ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, e cila për herë të parë ka rrëfyer në detaje mbi ndarjen dhe marrëdhënien e tyre problematike.
Në një postim në rrjetet sociale, Arbenita e akuzoi Fero-n për abuzim psikologjik dhe emocional, tradhti, kërcënime dhe braktisje të plotë të përgjegjësive si bashkëshort e prind.
Ajo shtoi se ka qenë ajo që ka mbuluar financiarisht gjithë jetesën gjatë kohës që ishin bashkë dhe se është ndjerë e keqtrajtuar jo vetëm nga ai, por edhe nga familjarët e tij.
Fero nuk e la pa përgjigje deklaratën, duke e quajtur atë “një përpjekje për njollosje” dhe duke i mohuar të gjitha akuzat. Në reagimin e tij, ai e quajti “analfabete” dhe pretendoi se famën ajo e ka marrë falë lidhjes me të.
“3 vite më vonë… ti zgjohesh me akuza të rreme? Kush të mësoi të shkruash? Ti s’di as të gërmëzosh, komplet analfabete. Mbaj mend: fama që more ishte nga të ndenjurit krah meje. Vetëm kur doli urdhër-arresti, fillove të flisje pa kuptim. Gjykata do të merret me njollosjen tënde. Ti je në arrati, jo unë”, shkruan reperi.
Top Channel