Flamuj, dronë dhe një dolli me verë të kuqe. Kina shfaq fuqinë në paradë ushtarake

03/09/2025 08:49

Ndërsa takimi mes presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, vazhdon të tërheqë vëmendjen botërore, vëmendja është përqendruar edhe te një nga ngjarjet simbolike të kohëve të fundit: parada madhështore ushtarake në Pekin.

Në një demonstrim të fuqisë dhe unitetit mes aleatëve, Kina priti një nga paradat më të mëdha të Ditës së Fitores, me flamuj, dronë dhe një dolli me verë të kuqe në nder të të ftuarve. Presidenti Xi Jinping u shoqërua nga 26 krerë shtetesh, përfshirë Kim Jong-un dhe Vladimir Putin – një mesazh i qartë ndaj Perëndimit, sipas analistëve ndërkombëtarë.

Mesazh për Perëndimin?

Pjesëmarrja e Kim dhe Putin në paradën kineze shihet si sinjal bashkimi mes tre fuqive që ndihen gjithnjë e më të izoluara nga Perëndimi.

Në një deklaratë gjatë takimit me Putinin, Kim falënderoi presidentin rus për vlerësimin që i ka dhënë ushtarëve koreanë, të cilët – sipas burimeve ruse dhe agjencisë Reuters – kanë ndihmuar forcat ruse në vijën e frontit në Ukrainë, veçanërisht në rajonin e Kurskut.

Kim: Ndihma ndaj Rusisë është detyrë vëllazërore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut theksoi se ndihma ndaj Rusisë në luftën në Ukrainë është një “detyrë vëllazërore” për vendin e tij dhe se Pheniani do të vazhdojë ta mbështesë Moskën “sa më shumë që të jetë e mundur”.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel