Nëse je i njohur me astrologjinë, atëherë e di që çdo shenjë e zodiakut ka karakteristikat e saj unike, por edhe një dobësi që shpesh e mohon ose nuk e pranon kurrë.

Jo vetëm që nuk duan ta pranojnë, por shumë prej tyre bëjnë çmos të bindin veten (dhe të tjerët) për të kundërtën.

Le të zbulojmë se çfarë i mundojnë në heshtje të 12 shenjat e zodiakut, edhe pse betohen që s’është e vërtetë!

Dashi
“Unë jam super i qetë. Mos e merr personalisht!”

Në realitet, Dashi është shpërthyes dhe i nxehur, por përpiqet ta mbulojë këtë në mënyrë të qetë.

Demi
“Unë? Xheloz? Kurrë!”

Në të vërtetë, Demi është një nga shenjat më posesive dhe e lidhur pas sigurisë emocionale dhe materiale.

Binjakët
“Nuk më pëlqen të gjykoj askënd.”

Epo, kushdo që i njeh Binjakët e di sa shpejt analizojnë dhe komentojnë gjithçka që ndodh rreth tyre.

Gaforrja
“Unë ndihem mirë. Gjithçka është në rregull!”

Mjeshtër i fshehjes së emocioneve të thella, Gaforrja shpesh mban një buzëqeshje, edhe kur është ‘e thyer’ brenda vetes.

Luani
“S’e kam fare problem, e kam kaluar tashmë!”

Luani nuk do ta pranojë kurrë që është lënduar, egoja e tij nuk e lejon ta tregojë dobësinë.

Peshorja
“Unë nuk gënjej asnjëherë.”

Për të ruajtur paqen dhe ekuilibrin, Peshorja ndonjëherë thotë gjysmë të vërteta… që praktikisht janë gënjeshtra të zbukuruara.

Akrepi
“S’kam obsesione, jam shumë i relaksuar.”

Në të vërtetë, Akrepi është një ndër shenjat më pasionante dhe e fiksuar pas gjërave që do, qofshin njerëz apo ide.

Shigjetari
“Nuk më intereson!”

Ai sillet sikur s’e prek asgjë, por kur e humbet kontrollin, shpërthen më shumë se kushdo tjetër.

Bricjapi
“S’kam nevojë për ndihmën e askujt.”

Gjithmonë përpiqet të jetë i fortë, por edhe Bricjapi ka nevojë për mbështetje, vetëm se nuk e kërkon kurrë.

Ujori
“S’kam pasiguri, jam shumë i lirë.”

Ai mundohet të duket si rebel i pavarur, por shpesh është i përfshirë në luftë të brendshme me veten.

Peshqit
“Mund ta bëj gjithçka vetë.”

Edhe pse të duket i ëmbël dhe i pavarur, Peshqit shpesh kanë nevojë për përkrahje emocionale edhe nëse nuk e thonë me fjalë./ TAR

Top Channel