
Piktori Gazmend Leka mori pjesë në homazhet e regjisorit të njohur Dhimitër Anagnosti.
Leka tha se veprat e tij janë një xhevahir jo vetëm i kinematografisë shqiptare, por edhe i asaj botërore.
“Ishte personalitet i papërsëritshëm. Humbje shumë e madhe për të tërë. Por përveçse ishte një person me staturë të madhe, kishte një strukturë të pathyeshme. Ishte si beton. Ishte shumë aventurier, liberal sa i përket artit aq më tepër filmit. Ato gjëra që na kanë lënë ai, janë xhevahir dhe nuk diskutohet për kinematografinë shqiptare, por janë xhevahir edhe në artin botëror të kinematografisë. E kam dhimbjen edhe si Gazi se shkëmbenim biseda dhe ishte vazhdimisht në ekspozitat e mia. Duke ardhur me Artan Peqinin, ish-dekanin tim, përmendi Fellinin kur ka vdekur në Romë. U bë bllokim total i TV-ve dhe jepnin vetëm për të. Dhe po thoshim se është si Fellini shqiptar”, tha Leka.
Top Channel