Pas lirimit të hapësirave publike, Rama: Një pemë për çdo karrige në Fondin e Gjelbërimit që do krijojë qeveria e re

02/09/2025 19:55

Kryeministri Edi Rama, teksa postoi një video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, u shpreh se ‘radhën e kanë karriget’.

Sipas kreut të qeverisë, do të ketë kushte të reja për vendosjen e karrigeve jashtë bareve dhe restoranteve.

“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbër që do të krijojë qeveria e re”, tha ai.

Top Channel