Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

02/09/2025 09:14

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka publikuar një foto nga filmi shqiptar “Vitet e Para” (1965), me aktoren Margarita Xhepa, duke e vendosur përballë një skene ikonike të Sharon Stone nga filmi hollyëoodian “Basic Instinct” (1992), si pjesë e një paralelizmi vizual mes dy epokave të kinemasë.

Në postimin e bërë në rrjetet sociale, AQSHF thekson se fotoja e Margarita Xhepës është marrë nga arkivi i saj, konkretisht nga filmi i vitit 1965 “Vitet e Para”, me regji të Kristaq Dhamo dhe skenar nga Fatmir Gjata.

Ndërsa në anën tjetër është Sharon Stone, në një nga skenat më të famshme të filmit “Basic Instinct”, me regji nga Paul Verhoeven dhe skenar nga Joe Eszterhas.

“Sepse ne jemi Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ose kinemaja që s’ka mbaruar kurrë”, shkruhet në postim.

Në foto, Margarita Xhepa shfaqet në një pozë joshëse, krejt ndryshe nga imazhi i përmbajtur që lejohej në filmat e realizmit socialist, duke sfiduar normat e kohës me një prani tërheqëse dhe të guximshme.

Top Channel