Festivali i Komedisë/ Mbahet edicioni i “Kokofest” në Korçë, nis me “Një martesë, një divorc, një funeral”

01/09/2025 15:33

Kokofest, Festivali i Komedisë, është rikthyer në edicionin e tij të 12 në qytetin e Korçës.

Nata e parë e këtij eventi kulturor ka nisur me  premierën “Një martesë, një divorc, një funeral”, duke sjellë humor dhe të qeshura për publikun. Për drejtoren e teatrit dhe organizatoren Zamira Kita ky festival mbetet ndër më të rëndësishmit, pasi bashkon në Korçë trupa teatrore nga Shqipëria dhe diaspora.

Për artistët pjesëmarrës festivali dhuron përjetime të veçanta, pasi përmes komedisë ata përcjellin te publiku mesazhe të forta, por edhe shkëmbejnë eksperiencën e tyre me artistë të tjerë.

Koko Fest vijon të mbetet një nga eventet kryesore artistike të Korçës, i cili për disa mbrëmje radhazi sjell në skenë trupa teatrore dhe shfaqje, ku publiku ka mundësinë të përjetojë energjinë e artit skenik.

Top Channel