Kulla Eiffel mbyllet pas grevës së stafit, punonjëseve iu kërkua të largoheshin gjatë vizitës së një grupi hindu
Një burim palestinez ka deklaruar për kanalet Al Arabiya dhe Al Hadath se Abu Obeida, zëdhënësi i njohur i Brigadave Qassam – krahu ushtarak i Hamasit – është vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit.
Sipas raportimeve, Izraeli ka shënjestruar një banesë ku qëndronte zëdhënësi i Qassam, dhe si pasojë e bombardimeve, janë vrarë të gjithë personat që ndodheshin brenda godinës.
Nga ana tjetër, situata në terren mbetet e tensionuar edhe në aspektin diplomatik. Ministri izraelit i Kulturës dhe Sportit, Miki Zohar, deklaroi për Channel 12 se një marrëveshje e përkohshme armëpushimi për lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza “nuk është në axhendë”.
“Ekziston një vendim i qartë nga Shteti i Izraelit dhe, sipas mendimit tim, ai do të artikulohet më qartë në ditët në vijim: vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, u shpreh Zohar, pak para mbledhjes së kabinetit qeveritar të planifikuar për të dielën.
Top Channel