
Ka marrë fund arratia 3-mujore për Kid Kazazin 30 vjeç, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga policia.
30-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese, mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje më 30 maj të këtij viti.
Në pranga dhe një 31-vjeçar Ferhat Kaja, pasi dyshohet se ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.
Kazazi ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas, në tentativë për të vrarë Arbër Goreja, 36 vjeç.
Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak.
Top Channel