Foto+Video/ Statuja e Jezusit në malet e Tropojës ndez debat, ngjashmëria me monumentin në Rio de Janeiro dhe cilësia e punimit

28/08/2025 14:14

Statuja e Jezusit, i vendosur në malet piktoreske të Nikaj Mërturit në Tropojë ka ndezur polemika.

Fotot e publikuara në internet u bënë virale dhe shkaktuan reagime. Debati u zhvendos te ngjashmëria e statujës me Krishtin në Rio de Janeiro në Brazil.

Ajo çka është bërë më virale është punimi i fytyrës së statujës, ku mesa duket ka cilësi të dobët. Kjo ka shkaktuar replika dhe polemika të shumta në rrjetet sociale.

Kliikoni këtu për të parë videon

“Po këta paskan vendosur aeroplan, nuk është more Jezusi ky”, shkruan një komentues.

Një tjetër shkruan “Çdo gjë është në rregull veç skulpturës vetë ajo është realizuar shumë dobët. Kryesoja është bërë keq. Të tjerat janë ok’”.

Sa qenka shëndoshur Krishti, e paskan mbajtur mirë në Nikaj-Mërtur”, shkruan një tjetër qytetar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel