Festivali “Gjon Mili” në Korçë, 60 artistë nga disa vende të botës marrin pjesë me tematikën “The Skin of Light”

28/08/2025 15:45

Edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Videoartit “Gjon Mili” ka çelur siparin në qytetin e Korçës, në muzeun që mban emrin e fotografit inovator.

Rreth 60 artistë nga vende të ndryshme të botës janë bashkuar këtë vit nën tematikën “Drita e lëkurës”, duke sjellë videoinstalacione dhe filma të shkurtër që vendosin në qendër videoartin.

Ky festival synon të kultivojë më tej këtë formë arti bashkëkohor dhe të afrojë sidomos të rinjtë me gjuhën vizuale që ai ofron.

Aktiviteti është kthyer tashmë në një traditë që pasuron kalendarin kulturor të qytetit të Korçës.

Për disa ditë, Korça shndërrohet në një hapësirë ndërkombëtare krijimtarie, ku arti bashkëkohor dhe kultura lokale ndërthuren duke sjellë një eksperiencë unike për publikun.

 

Top Channel