Vjedhja e xhepave është një dukuri e përditshme në Venecia.

Video të shumta që tregojnë hajdutë të kapur në flagrancë, teksa përpiqen të vjedhin çantat e turistëve, qarkullojnë në internet, veçanërisht gjatë periudhave të ngarkuara si Ferragosto (15 gusht), kur qyteti është plot me vizitorë.

Megjithatë, një incident i ndodhur më 14 gusht është bërë viral në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Santa Maria del Giglio, vetëm pak hapa larg nga Sheshi San Marku. Në një video shihet një grua amerikane duke kapur fort për flokësh një vajzë të re, e cila i kishte vjedhur çantën.

Pranë saj ndodhej edhe një bashkëpunëtore 17-vjeçare që përpiqej ta mbronte vajzën hajdute. Më pas në vendngjarje ka mbërritur policia.

Top Channel