Foto/ Konfirmoi lidhjen me Lamine Yamal, reagon këngëtarja 7 vite më e madhe se ylli i Barcelonës: Ka jetë pas dhimbjes, jam me ata që dua

27/08/2025 10:45

Marrëdhënia mes talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, dhe artistes argjentinase Nicki Nicole është bërë publike, duke i dhënë fund thashethemeve të muajve të fundit.

Çifti u shfaq për herë të parë hapur në festën e ditëlindjes së 18-të të yllit spanjoll, ku prania e këngëtares tërhoqi vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.

Pak ditë më vonë, Lamine publikoi në Instagram një foto romantike me Nicki Nicole për ta uruar në ditëlindjen e saj më 25 gusht – gjë që përfundimisht konfirmoi një “sekret të hapur”.

Kjo nuk është parë që ata shihen së bashku, por tashmë kanë zgjedhur të mos e fshehin më lidhjen. Gjatë një pauze të shkurtër mes javëve të para të La Ligës, ata u fotografuan duke kaluar pushime në një jaht në Monako, imazhe që u shpërndanë gjerësisht online.

Nga ana e saj, Nicki Nicole ndau një reflektim emocional me ndjekësit e saj, duke pranuar se viti i fundit ka qenë i vështirë si në aspektin personal ashtu edhe në atë krijues. “Çdo gjë që më theu zemrën më ka pastruar vizionin dhe po, ka jetë pas dhimbjes. Unë vazhdoj të mësoj dhe, ndërsa mësoj, shoqëroj njerëzit që dua”, shkroi artistja.

Këngëtarja falënderoi fansat për mbështetjen e tyre në momentet e vështira dhe premtoi se po përgatit projekte të reja muzikore me “zemrën si udhërrëfyese”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel