
Nga Ilnisa Agolli
Dua ta nis gjithë mendimin e mëposhtëm me një publicistikë që të gjithë u desh të ndaleshim për ta lexuar vetëm një vit më pas. Atëherë, pasi zemra e Artuj Zhejit vendosi të ndalonte dhe ai të ikte.
Siç një trëndafil i egër, në metaforat e Kamysë kur ai shkruante faqet e një klime sakaq zhuli në moskuptim, sa nevojë për të përditësuar kuptimin qoftë dhe minimal në një shoqëri pa kurrëfarë profecie. E kam fjalën për romanin RËNIA.
Natyrisht kjo më shkakton një revoltë që dua ta flas, pasi pashë homazhet nga larg dhe mendoj që nuk isha e vetmja e zakonshme që e bëri ndër parakalues të tjerë, në kufinjtë e njeriut dhe mbinjeriut të cilët nuk ishin prezent.
Një vdekje si kjo e Zhejit, më duket e ndjellë nga një penë e madhe nga vetë ai; porse si një letër e fundit që zakonisht vetëm një talent në gazetari na lë përpara se të shkojë; apo gati një roman tipik ku shkrimtari na sjell në qëndër të vëmendjes të porsavdekurin duke e kthyer në lajmotiv. Një frymëzim që e ka gjetur ndër kombas dhe bashkëkombas. Në gjenitë e një gojëtarie tipike klasi dhe atyre të tjerëve me prejardhje qelbësirash që na ndihmojmë të kuptojmë deri në një pikë të caktuar, s’e jetohet mirë në rrathët e ferrit edhe si një i gjallë i pavarrosur.
Mbase ky mundet të jetë shansi i fundit për të kuptuar kohë pas kohe këtë zbulim thelbësor, që Zheji në petkun e shkrimtarit na e zbuloi me një bujari të tillë; ku pasojat më ngjajnë si dekrete sot, sa amanete të fundit dje. Një rastësi e pazakontë!
Po e lexoja shkrimin e tij mbrëmë. Këtë që bëri xhiron e rrjetit “ Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”
Dhe krejt e parehatuar në sundim të logjikës dhe vëmendjes, pasi isha në një darkë nga ato që nuk e durojnë mërzinë, u përpoqa të kaplohesha në avazet e tij të drejtëpërdrejta. Zheji pa e kuptuar unë s’e ku e kishte marrë guximin e kësaj përsiatje troçi në rrëfim, më hipnotizoi me këtë fraze:
“Vdekja qëndron mbi krye të udhëtarit të rradhës për në Botën tjetër dhe i kqyr të gjithë si i kqyr Shqiponja, minjtë brejtës të Vendit tim”.
Unë nuk e di çfarë e bëri Zhejin të fliste të vërtetën e hidhur për ata që pa në temën e tij përgjatë ceremonisë mortore të Kadaresë, duke shpalosur po të njëjtin durim në publicistikën e vet që kurrë nuk hoqi qafe siç miqtë për të cilët foli. Ata që e keni venë re shkojnë ndonjëherë në skajin tjetër të kontinentit dhe mbeten ish miq dhe që bashkë i bën prapë një qokë. Një detyrim. Nderimi i ngeshëm ndaj të vdekurit…
Në humbjen e pazakontë time ato çaste, pata një telefonatë me babain e mikes që kisha përballë dhe që nuk po e dinte turbullimin tim përpara pikëllimit që më priste nesër.
Babi, i them duke ngjeshur telefonin në vesh. Sì je Ilnisa, më tha. Si e dyzuar ia ktheva, po ti? Po shkoj në punë, ma ktheu, lajmet i pashë, lotët i derdha për Z. Zheji dhe tani jam më i qetë.
Kjo thjeshtësi e pazakontë më bëri ta pyes se përse një vdekje e parakohshme e një burri aristokrat si e Artur Zheji, bashkoi, helmoi apo peshoi kaq faj ndër miq, ish miq dhe ata që rëndom të shkurajojnë si armiq.
Ilnisa, shiko… askush nuk e ka takuar Zotin, vdekjen dhe eshte kthyer më pas të na flasë per të. Andaj Zheji, siç një Krisht i pamëkatë i jetoi salltanetet e fatit. Njëjtë siç një zotëri me të dyja faqet jeton: njerinë dhe dashurinë.
E mbylla telefonin. Pasi arrita në shtëpi, mora librin e Kamysë. Në faqen e 48-të të romanit “RËNIA” lexova:
Ai vdiq dhe unë i shkova në varrim. Mund të më thoni përse? Kuptova se kur trupin kur e ke të helmuar, të vuan zemra dhe arsyeja mbetet gjithmonë gjuha.
Mbase ky trumbetar, nuk na la siç jeta atë. Por kjo ndarje me të gjallët, ky mesazh i fundit i Arturit, do të na nanurisi gjatë të vërtetat në këtë vend që këmbanat mesa duket bien per ata që kane humbur dëgjimin në njërin vesh.
Zheji foli. Shkroi, jetoi 360 gradë. Siç një revolucionar. Sepse kur nje grusht dhe i mbledh gjithë derrat bashke,imagjino ç’mund të bëj një këngë për demokracinë që nuk pati kurrë mëshirë për këtë vend.
Një vdekje si kjo e Zhejit, më duket si një vizatim që askujt nuk i shkon mendja se mund ta bej kudo.
Unë preferoj librat!
Ca të tjerë statuse hipokrizie.
E të tjerë heshtjen.
Sic i ndjeri, te fshehten e vet.
Të qoftë dheu i lehtë, ZOTËRI .
Top Channel