Super Inter! Chivu e nis me këmbën e mbarë, zikaltrit i japin përgjigje kritikave me një “shuplakë” të fortë ndaj Torinos

25/08/2025 22:35

Inter ka dhuruar një debutim spektakolar në Serie A, duke shkatërruar Torinon me rezultatin e thellë 5-0 në “San Siro”.

Ky ishte debutimi i parë në pankinë për trajnerin e ri Cristian Chivu në kampionat, i cili e nisi aventurën me një fitore të madhe që i kthen përgjigje të gjitha dyshimeve për sezonin e ri.

Alessandro Bastoni zhbllokoi takimin në minutën e 18-të pas një krosimi nga këndorja nga Barella.

Vetëm pak minuta më pas, në të 36-ën, Marcus Thuram dyfishoi avantazhin me një finalizim të saktë.

Në pjesën e dytë, kapiteni Lautaro Martínez shënoi golin e tretë, duke vulosur dominimin e Interit.

Thuram realizoi dopietën e tij personale në minutën e 62-të, ndërsa Ange-Yoan Bonny vendosi rezultatin final 5-0, në të 72’.

Me këtë fitore, Inter dërgon një sinjal të fortë për rivalët në garën për titull, duke treguar se edhe pse u përfol me dyshime gjatë verës, skuadra e Chivut është gati të luftojë për titullin kampion.

Torino, nga ana tjetër, nuk gjeti asnjë përgjigje për ritmin e lartë të Interit, duke u dorëzuar që në minutat e para dhe duke u larguar nga Milano me një disfatë të rëndë.

REZULTATI:

INTER 5-0 TORINO

Bastoni 18′, Thuram 36′, 62′, Lautaro 52′, Bonny 72′

Top Channel