Festa e Koranit në Pogradec, rreth dy milionë rasat do të hidhen në liqenin e Ohrit për të ruajtur specien

23/08/2025 12:37

Rreth 2 milionë rasat korani do të hidhen këtë vit në liqenin e Ohrit për të ruajtur specien endemike nga zhdukja. 

Në festën e Koranit të organizuar në qytetin liqenor për vitin e dytë radhazi janë hedhur 50 mijë rasat ndërsa nuk kanë munguar gatimet e larmishme dhe elementët festivë.

Krahasuar me një vit më parë në liqen do të hidhen 200 mijë rasat më tepër. Përveç koranit në Pogradec po synohet edhe shtimi i rasatit të krapit për ruajtjen dhe pasurimin e liqenit por edhe në shërbim të turizmit

Korani sipas Prefektit të bashkisë së Pogradecit Nertil Jole, duhet të ketë një vëmendje të veçantë, pasi jo vetëm i shërben vlerave mjedisore por edhe atyre turistike të qytetit.

Për operatorët turistikë korani mbetet pjata e preferuar e turistëve e cila kërkon mjeshtërinë e saj në gatim, por këtë vit në treg është e vështirë të gjendet dhe çmimi i tij ka arritur vlera tepër të larta

Festa e koranit është një ndër eventet më të rëndësishme që zhvillohet prej dy vitesh në qytetin e Pogradecit dhe që tërheq vëmendjen e vizitorëve të shumtë.

 

 

Top Channel