Aksidenti i rëndë në SHBA, autobusi turistik kishte 50 pasagjerë, konfirmohet viktima e parë

22/08/2025 21:34

Një aksident ku u përfshi një autobus dhe një kamion në shtetin e Nju Jorkut mbylli të gjitha korsitë e autostradës, një prej viktimave është fëmijë.

Policia u tha mediave se në autobusin turistik kishte më shumë se 50 persona kur u rrëzua. Disa nga pasagjerët ishin fëmijë.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve është ende i panjohur, dhe shumë prej tyre mbeten të bllokuar në rrënoja, thonë autoritetet.

Të paktën një fëmijë është midis viktimave të aksidentit të autobusit, tha një polic për mediat.

“Ndërsa po përparojmë në këtë situatë, për fat të keq po humbasim më shumë njerëz”, thotë ai.

“Shumica e njerëzve në autobus nuk kishin rripin e sigurimit”

“Kishte disa fëmijë në bord dhe disa mund të jenë ende të bllokuar poshtë mjeteve”, u shpreh ai.

Top Channel