Live Jagiellonia-Dinamo/ Dominim i vendasve! Vjen dhe goli i tretë, mbrojtja dinamovite në gjumë (VIDEO)

21/08/2025 21:27

Dinamo luan sfidën e parë historike në “Play off”-et e Conference League, përballë polakëve të Jagiellonias.

Ilir Daja do të kërkojë të shkruajë historinë për herë të katërt, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të një kompeticioni europian, kjo pasi e ka bërë një herë me Skënderbeun në Europa League dhe dy herë radhazi me Ballkanin në Conference League.

“Nëndetësja” shkon në ndeshjen e parë në Poloni me dy mungesa të rëndësishme, siç janë Itodo dhe Zabërgja, të cilët u larguan nga klubi këtë merkato vere.

Gjithsesi, blutë do të tentojnë të bëjnë një tjetër histori, pas një jave më parë kur mundën në Tiranë Hajdukun e Splitit.

Sfida transmetohet drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht në DigitAlb.

Live:

Jagiellonia 3-0 Dinamo

Imaz 12′, Pululu 34′, Wojtuszek 50′

Komenti Live:

71′ Dy zëvendësime të tjera te Dinamo. Largohen Gassama dhe Lorran, në vendet e tyre futen Jonuzi dhe Neziri.

58′ B. Berisha lëviz bukur në hyrje të zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

56′ Dy zëvendësime te Dinamo. Largohen Hekuran Berisha dhe Beqja, në vendet e tyre futen Maliqi dhe Goudiaby.

50′ Gol Jagiellonia 3-0/ Wojtuszek përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe shënon edhe golin e tretë. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

36′ Bregu provon me një gjuajtje nga distanca për të surprizuar portierin, tentativa e të cilit shkon jashtë kuadratit.

34′ Gol Jagiellonia 2-0/ Pas një aksioni nga vendasit, Pululu merr një një top në zonë dhe e dërgon menjëherë në rrjetë. (Video)

26′ Imaz merr një top në zonë dhe godet me të parën, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës.

12′ Gol Jagiellonia 1-0/ Teqja arrin të ndalë një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi kthehet te Imaz, i cili e çon në rrjetë. (Video)

9′ Pululu tenton me një gjuajtje brenda zonës, por topi ndalet pa probleme në duart e Teqjas.

5′ Një kundërsulm perfekt nga ana e Dinamos, por Bregu nuk finalizon si duhet, me topin që ndalet nga portieri vendas.

1′ Pululu tund rrjetën pas një topi të marrë në zonë, por goli anulohet pas një pozicioni të parregullt.

1′ Starton sfida!

Formacionet Zyrtare:

Top Channel