
Familjarët e ish-zv.drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Daniel Shima, kanë bërë kallëzim në komisariatin nr.1 në Tiranë për humbjen e kontakteve më të.
Denoncimi është bërë ditën e sotme, ndërsa nuk dihen rrethanat.
“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.
Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, njofton policia.
AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), është një institucion publik, që merret me zhvillimin dhe menaxhimin e sistemeve dixhitale shtetërore; shërbimet online për qytetarët dhe bizneset; sigurinë dhe integrimin e sistemeve të informacionit të administratës publike.
Shima ka qenë zv.drejtor për katër vite, teksa ka marrë pjesë në prokurimet publike që ky institucion ka bërë.
Pasi është larguar nga kjo detyrë një vit më parë, ai është marrë me biznes privat. 34-vjeçari është pyetur edhe në SPAK për tenderat e AKSHI.
Top Channel