Pelegrinazhi në malin e Tomorit, festa e shenjtë e bektashinjve, Baba Mondi mesazh të gjithë besimtarëve 

20/08/2025 20:01

Si çdo vit, fundi i gushtit shënon një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore për besimtarët bektashinj dhe jo vetëm: pelegrinazhin në malin e shenjtë të Tomorit.

Mijëra njerëz nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora ngjiten në vendin ku besohet se ndodhet tyrbja e Abaz Aliut. Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmond  Brahimaj dha një deklaratë lidhur me 5 ditët e shenjta.

Pelegrinët ndezin qirinj, luten, bëjnë kurban dhe qëndrojnë me familjet në natyrë për disa ditë, në një atmosferë besimi, paqeje dhe reflektimi.

Kjo traditë shekullore nuk është thjesht një rit fetar, por një trashëgimi kulturore që ruan identitetin dhe shpirtin e komunitetit.

Autoritetet vendore dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit dhe garantimin e sigurisë.

Top Channel