
Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të së mërkurës në autostradën Salzburg–Mynih, në afërsi të daljes Irschenberg në Gjermani.
Sipas mediave gjermane, një autobus udhëtarësh nga Kosova është përplasur pak pas mesnate me një kamion me rimorkio që po udhëtonte përpara tij.
Siç raportohet më tej, nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus, 30 kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.
Katër persona u dërguan në spitalet më të afërta për kontrolle mjekësore.
Kamioni, i cili ishte i ngarkuar me perime, humbi një pjesë të ngarkesës për shkak të përplasjes.
Për pasojë, autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua për disa orë për pastrimin dhe heqjen e mjeteve, duke u rihapur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Top Channel