Zaimina Vasjari “çmend” Instagramin me pamjet e saj provokuese nga jahti luksoz

19/08/2025 22:59

Zaimina Vasjari po shijon pushime luksoze në jaht, duke dhuruar pamje mahnitëse për ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja, e veshur me bikini të punuara me grep dhe një këmishë të bardhë verore, duket në formë të shkëlqyer ndërsa shijon diellin dhe freskohet me akullore.

Prej kohësh Zaimina është tërhequr nga skena muzikore, duke i dhënë përparësi jetës private dhe angazhimeve në biznesin e saj.

Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj e vlerësojnë për stilin, elegancën dhe harmoninë që përçon.

Fotografitë e fundit dëshmojnë një jetë në përputhje me natyrën dhe vetveten, duke rikujtuar fansat se Zaimina mbetet një figurë e dashur për publikun shqiptar, edhe jashtë skenës muzikore../TAR

Top Channel