
Aksidenti i djeshëm rrugor shkaktoi 1 viktimë dhe 3 të plagosur në aksin Shkodër-Lezhë.
Sot policia ka arrestuar dy të persona për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër- Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, shtetasit H. Sh., 63 vjeç, dhe A. H., 22 vjeçe, të dy banues në Shkodër, të cilët aktualisht po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi kanë pësuar dëmtime nga aksidenti.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel