
Spekulimet mbi jetën private të Vanessa Bryant, e veja e legjendës së NBA-së Kobe Bryant, janë rikthyer fuqishëm në rrjetet sociale.
Për të dytën herë brenda pak kohësh, po qarkullojnë zëra se ajo mund të jetë shtatzënë.
Shkak u bënë disa foto që po qarkullojnë online, ku Vanessa shihet në shoqërinë e basketbollistit amerikan Jaylen Brown, 28 vjeç, me të cilin është përfolur edhe më parë në vitin 2024.
Në imazhe, Brown shihet me dorën rreth belit të saj gjatë një darke private në Los Anxhelos, çka ka mjaftuar që përdorues në Facebook, TikTok dhe X të shpërndajnë hipotezën se Vanessa pret fëmijën e pestë.
Për momentin, as Vanessa Bryant dhe as Jaylen Brown nuk kanë reaguar ndaj këtyre thashethemeve, ndërsa burimi i fotove virale mbetet i paqartë.
Vanessa, e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj Gianna në tragjedinë ajrore të vitit 2020, është nënë e katër vajzave. Thashethemet e reja kanë ndarë fansat mes atyre që e mbështesin për të nisur një jetë të re dhe atyre që dyshojnë mbi autenticitetin e imazheve.
Top Channel