
Ylli kinematografik Leonardo DiCaprio ka zbuluar pendesën më të madhe që ka nga karriera e tij, në një rrëfim të sinqertë.
Fituesi i çmimit Oscar, 50 vjeç, ka luajtur në disa nga hitet më të mëdha të Hollivudit, nga Titanic te The Wolf of Wall Street por ka një rol që ai pendohet që e ka refuzuar.
Duke folur për Variety, Leo zbuloi se filmi nga i cili u detyrua të tërhiqej ishte Boogie Nights, i regjisorit Paul Thomas Anderson.
Leo duhej të hiqte dorë nga roli në filmin e vitit 1997, sepse tashmë kishte firmosur kontratën për të luajtur personazhin ikonik Jack Dawson në filmin historik Titanic.
Në vend të tij, rolin e Eddie Adams e mori Mark Wahlberg, një rol që u nominua për tre çmime Oscar dhe u vlerësua nga Variety si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave. Ndërkohë, Titanic u nominua për 14 çmime Oscar dhe fitoi 11 prej tyre.
“Do ta them, edhe pse je këtu, pendesa ime më e madhe është që nuk luajta në Boogie Nights, ishte një film i thellë për gjeneratën time. Nuk mund ta imagjinoj askënd tjetër përveç Mark-ut në atë rol. Kur më në fund e pashë atë film, thashë me vete që ishte një kryevepër”./ TAR
Top Channel