Ndërhyrje e rrallë kirurgjikale në Spitalin e Shkodrës, pacientja 37-vjeçare që kishte humbur aftësinë për të lëvizur këmbët rikuperon funksionet neurologjike 17/08 17:52
Plazhi i Kunës në Shëngjin po bëhet gjithnjë e më i preferuar nga pushuesit, sidomos ata që zgjedhin të udhëtojnë me kampera.
Me rërë të artë, hapësira të bollshme publike dhe një peizazh unik ku takohen deti, laguna dhe pylli bregdetar, kjo zonë ofron një harmoni të rrallë natyrore.
I vendosur pranë Rezervatit Natyror të Kunës–Vain, plazhi nuk është vetëm një vend ideal për banjo dielli dhe not, por edhe një destinacion i përsosur për shëtitje në natyrë dhe vrojtim të shpendëve.
Çdo vit, numri i vizitorëve rritet ndjeshëm, duke treguar se Shëngjini fsheh ende thesare të pazbuluara, ku qetësia, bukuria dhe mikpritja bëhen një me detin dhe diellin.
Top Channel