
Sipas raportimeve të vrojtuesve pyjorë, vatrat e zjarreve të shfaqura ditën e djeshme janë shuar dhe aktualisht nuk ka zjarre aktive në zonat pyjore të Bashkisë Shkodër.
Në kënetën e Domit, Njësia Administrative Velipojë (Zonë e Mbrojtur), sipas punonjësve të Drejtorisë përkatëse, nuk ka flakë, por vetëm tym, i cili nuk paraqet rrezik përhapjeje.
Në fshatin Xath, Njësia Administrative Blerim, vijon operacioni për vënien nën kontroll të zjarrit masiv në malet e Xathit. Bashkia po angazhon të gjitha kapacitetet njerëzore e logjistike, me mbështetje nga forcat e ushtrisë dhe komuniteti vendas.
Sapo ka mbërritur helikopteri për ndërhyrje ajrore, i cili po angazhohet për izolimin e vatrave aktive. Terreni është tepër i vështirë, por pritet që me ndërhyrjen nga ajri të arrihet neutralizimi i zjarrit.
Në bashkitë Vau Dejës, Pukë, Malësi e Madhe nuk raportohen probleme nga emergjencat civile.
Strukturat e Emergjencave Civile të Prefektit të Qarkut Shkodër ndodhen në terren në fshatin Xath, Bashkia Fushë-Arrëz, duke koordinuar veprimet me strukturat vendore, forcat e ushtrisë dhe helikopterin e mbërritur për ndërhyrje.
Top Channel