Shtëpitë rrethohen nga zjarri në Kasapaj të Delvinës, flakët përhapen me shpejtësi
13/08/2025 13:56
Këto pamje vijnë nga lagjja Kasapaj e Delvinës, aty ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit.
Flakët po u afrohen banesave, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë pa pushim në terren për neutralizimin e flakëve.
Banorët janë evakuuar nga zonat e rrezikuara, megjithëse disa prej tyre bëjnë rezistencë.
Top Channel