Pamje të trishta! Shtëpia merr flakë në Lefterhor, banorët tentojnë ta fikin: S’ka asnjë zjarrfikës këtu!
13/08/2025 20:19
Një banesë është përfshirë nga flakët në këto momente në fshatin Lefterhor të Delvinës.
Banorët po ndërhyjnë për të neutralizuar flakët, teksa thonë se asnjë zjarrfikës nuk ndodhet në zonë.
“Asnjë zjarrfikës nuk ka ardhur këtu. Asnjë”, shprehet banori për Top Channel.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, tetë banesa janë djegur në Devoll. Flakët përshinë edhe kishën e fshatit Lefterhor si dhe varrezat. Banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri.
Top Channel