Zjarret jashtë kontrollit! Banorët e tre fshatrave në Gramsh urdhërohen të lënë shtëpitë
12/08/2025 12:25
Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.
Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.
Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.
Top Channel