Një person është vënë në pranga nën dyshimin për vrasjen dhe groposjen e një shtetasi në fshatin Baicë të Lipjanit, disa ditë më parë.

Shtetasi me iniciale akuzohet për vrasje me dashje.

“Si rrjedhojë e angazhimeve intensive hetimore, sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme – Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar: T.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për  rastin vrasje që ka ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit”, njofton Policia e Kosovës.

Enver Bajraktari u gjet i vdekur dhe groposur më 5 gusht në një arë të mbjellë me misër në Baincë të Lipjanit.

Top Channel