Parku arkeologjik i Shkodrës, me mbi 100 mijë vizitorë në 6 muajt e parë të vitit, renditet i dyti në vendin tonë pas Butrintit për vizitueshmërinë.

Atraksioni kryesor mbetet kalaja “Rozafa” ku të huajt duan të njihen me historinë legjendare të rozafatit por edhe me historinë e qytetit.

Te huajt janë nga vende të ndryshme të botes por ajo që i bashkon është kurioziteti për kalanë.

“Mësova rreth kalasë përmes një dokumentari që pashë në Netflix. Aty thuhej se Shqipëria është vendi i Shqiponjave dhe flitej për historinë e kalasë. Do të qëndrojmë disa ditë në Shkodër pastaj do shkojmë në plazh”-shprehet turistja.

“Mendoj që është shume bukur. Njëarkitekturë e veçantë dhe mënyra se si është ndërtuar  si kështjellë është shumë interesante”.

“Unë vij nga Belgjika dhe është hera e parë në Shqipëri. Këtu është mahnitëse. Pamja nga ky ballkoni është unike”

Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe për peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj, me liqenin dhe luginën e Bunës.

Top Channel