
Në një ndër godinat më karakteristike të qytetit të Lezhës, Muzeu Etnografik është kthyer në një pikë referimi për turistët e huaj që vizitojnë zonën.
Brenda mureve të tij ruhen sende me vlerë historike, të cilat dëshmojnë për mënyrën e jetesës së shqiptarëve ndër vite.
Armë të vjetra, flamuj historikë, veshje popullore dhe objekte të përdorura në jetën e përditshme janë pjesë e ekspozitës që u ofrohet vizitorëve. Për shumë prej tyre, ky është kontakti i parë me historinë dhe traditat shqiptare.
Zefi tregon se ka një interes të shtuar nga turistë të ardhur nga vende të ndryshme të botës, të cilët tregohen të interesuar për të mësuar më shumë mbi kulturën, historinë dhe traditat shqiptare.
Muzeu Etnografik në Lezhë vijon të mbetet një ndër pikat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në veri të vendit, jo vetëm si pasuri për komunitetin lokal, por edhe si dritare për turistët që duan të njihen me rrënjët shqiptare.
Top Channel