Qëlloi me armë gjahu 22 kuaj në Parkun e Llogarasë, identifikohet autori, nisin hetimet për 55-vjeçarin

09/08/2025 12:49

Një 55-vjeçar është vënë nën hetim si autori i plagosjes së një kali në Parkun e Llogorasë.

Ai qëlloi me armë gjahu në drejtim të 22 kuajve në pronësi të Foni Konomit, ndërsa vetëm njëri prej tyre u dëmtua.

Burime nga zona bëjnë me dije se motivi mund të lidhet me konkurrencën ose konflikte mes pronarëve që zhvillojnë guida me kuaj. Disa prej kafshëve të qëlluara ishin të lira në pyjet e Llogarasë për t’u parë nga turistët, ndërsa të tjerët përdoren për shëtitje dhe guida turistike.

“Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55 vjeç, banues në Orikum. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M”, sipas policisë.

Top Channel