
Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar pranë Aeroportit të Gatwick si pjesë e një operacioni kombëtar kundër trafikimit të njerëzve.
Operacioni, i udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Krimit në Mbretërinë e Bashkuar (NCA), ka në shënjestër rrjetet që përfshihen në trafikimin e shtetasve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, përmes Kanalit Anglez dhe nëpërmjet mjeteve të rënda të transportit (kamionëve), transmeton BBC.
Arrestimi ndodhi mëngjesin e së enjtes. Komandantja e degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore, theksoi përkushtimin e agjencisë për të çmontuar krimin e organizuar të emigracionit, duke deklaruar: “NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur, në çdo hap të rrugës së trafikimit të njerëzve, në punën tonë për të ndaluar autorët e këtij krimi.”
Hetimet janë ende në vazhdim.
Top Channel