
Arben Taravari, kryetar i Partisë Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nga Pogradeci ka folur për gjuhën shqipe.
Ai u shpreh se gjuha shqipe definohet si gjuhë e 20% të popullsisë, ndërsa zbuloi planet se duhet të rikthehet në kohën e ish-Jugosllavisë apo në kohën e socializmit në Maqedoni dhe gjuhë zyrtare në RMV të jenë gjuhë shqipe dhe ajo maqedonase, si gjuhët e dy etnive që janë 90 % e Shkupit.
Më tej ai shtoi se ka institucione që e anashkalojnë apo e shpërfillin përdorimin e gjuhës shqipe
“Prej vitit 1974 gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Pas shpalljes së Pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991, gjuha shqipe përdoret po nuk është gjuhë zyrtare dhe pas marrëveshjes së Ohrit në 2001, janë sjellë disa herë ligje për përdorimin e gjuhës shqipe ndaj në territoret ku jetojnë mbi 20% shqiptarë, përdoret zyrtarisht gjuha shqipe. Ligji i fundit është në vitin 2017 ku ka përdorim të gjerë të gjuhës shqipe por fatkeqësisht implementimi nuk është ashtu siç duhet. Gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase sikundër ishte në kushtetutën e vitit 1974 kur ishte Maqedonia Republikë Socialiste. Mund të themi se gjuha shqipe definohet si gjuhë e 20% të popullsisë që ne mendojmë se duhet të hiqet dhe ta rikthejmë atë që ishte në kohën e ish Jugosllavisë apo në kohën e socializmit në Maqedoni dhe gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut të jenë gjuha shqipe dhe maqedonase si gjuhët e dy etnive që janë 90% e Maqedonisë. Ka institucione të cilët duhet ta përdorin dhe e anashkalojnë apo e shpërfillin përdorimin e gjuhës shqipe. Ka iniciativë në Gjykatën Kushtetuese dhe besoj se ajo do të sjellë vendim objektiv dhe racional, sepse nëse sjell vendim tjetër nuk do të ishte mirë për shoqërinë në përgjithësi. Në Maqedoninë e Veriut, stabilitetin dhe destabilitetin e sjellin dy popujt kryesorë, me rendësi të madhe është kohezioni i brendshëm mes këtyre dy etnive.
Maqedonia është larg destabilitetit, kemi ligje fantastike por kemi mospërfillje të tyre. Në institucionet ku kemi shqiptarë, keto ligje zbatohen kurse aty ku drejtojnë maqedonas, marrin figurën e ministrit, zëvendës ministrit dhe kjo s’është në rregull. Edhe pse ekziston një agjension special që merret me përdorimin e gjuhës shqipe dhe duhet të dënohen institucionet ku duhet të përdoret, fatkeqësisht ky agjension nuk funksionon si duhet.“, u shpreh ai.
Top Channel