Nga pronari i hotelit, te personi që i çonte ushqimin dhe berberi personal/ Jepen masat për bashkëpunëtorët e Flodian Plakut

07/08/2025 12:00

Gjykata e Vlorës ka dhënë këtë të enjte masat e sigurisë për personat e arrestuar pak ditë më parë në Orikum së bashku me Flodian Plakun.

Tre prej tyre janë lënë në burg, ndërsa vetëm për njërin prej tyre është vendosur masa detyrim paraqitje.

Konkretisht për shtetasit Albano Lapshi, i cili i çonte ushqim Ligor Doko pronar i hotelit ku u arrestua. Dhe Julian Aliaj qe u kap me pistoletë është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa për shtetasin Armando Dano, berberi me origjinë nga Shkodra është vendosur masa detyrim paraqitje.

Të ndaluarit janë:
• Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Plakut,
• Armando Dano, berber nga Shkodra,
• Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Plaku,
• Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge.

42-vjeçari Flodian Plaku u arrestua disa ditë më parë ndërsa fshihej në një hotel në Orikum.

Flodian Plaku ishte vënë nën vëzhgim nga policia për rreth dy muaj. Në ditën e ndërhyrjes dhe arrestimit të tij, është ndjekur edhe lëvizja e Albano Lapshit dhe Armando Danos, me origjinë nga Shkodra, i njohur si “Berberi”, të cilët po shkonin drejt hotelit ku fshihej Plaku.

Albano Lapshi, i çonte ushqim në hotel Flodian Plakut, ndërkohë Armando Dano ishte berberi që shkonte në hotel për ta qethur, po ashtu Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua. Dhe Julian Aliaj që u kap me pistolete. Ka qenë i dënuar me parë për trafik droge.

Top Channel