Trump takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme? New York Times zbardh detajet: Ja si do të zhvillohen

06/08/2025 21:22

Presidenti amerikan, Donald Trump planifikon të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që javën e ardhshme, raporton New York Times.

Takimet do të jenë të njëpasnjëshme.

Presidenti amerikan shprehu qëllimin e tij për të zhvilluar takime me udhëheqësit evropianë, por theksoi se kontaktet pasuese nuk do të përfshijnë udhëheqës të tjerë.

Kujtohet sot, i dërguari special i Trump, Steve Witkoff, pati një takim “jashtëzakonisht produktiv” me presidentin rus. Trump më pas foli me Zelensky dhe gjithashtu informoi aleatët evropianë për rezultatin e takimit.

Top Channel