“Rama bleu votat”, Berisha: 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës elektorale

06/08/2025 15:13

Ditë e re, denoncim i ri.

Sali Berisha akuzoi kundërshtarin politik se ka blerë  votat e  personave  me aftësi të kufizuar  para zgjedhjeve.

“Ka shpërndarë për 164 mijë persona me aftësi ndryshe, dhe për mijëra e mijëra kujdestarë të tyre që në total shkojnë rreth 200 mijë, ka shpërndarë si shpërblim 4 mijë lekë apo 40 euro. Një vendim, të cilin e kanë marrë në dhjetor, por e kanë zbatuar pikërisht atëherë kur nuk mund të zbatohej, e kanë zbatuar në fushatën elektorale”, shprehet Berisha.

Pothuaj tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit , kryedemokrati këmbëngul se Edi Rama duhet te largohet për ti hapur rrugë zgjedhjeve te lira.

“Largimi i Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët shqiptarë të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme”, shton ai.

Fajtor për humbjen e zgjedhjeve bën  edhe kreun e SPAK, te cilin e akuzon se   mbylli sytë ndaj krimeve elektorale.

Protestat janë në planet e tij, por më parë duhet te mobilizojë popullin si brenda dhe jashtë kufijve.

“Ndaj dhe PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të qëndrojnë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë”, përfundoi ai.

 

 

 

 

Top Channel