
Fort Stewart në Georgia është nën bllokim, sipas një zëdhënësi të policisë, i cili konfirmoi se “ka një sulmues aktiv”.
Lt. Kolonel Angel Tomko, zëdhënësi i Departamentit të Policisë së Fort Stewart, nuk dha detaje të mëtejshme, por faqja e verifikuar në Facebook e Fort Stewart Hunter Army Airfield njoftoi se: “Raportohet për pesë ushtarë të plagosur dhe situata vazhdon të jetë në zhvillim.”
“Bllokimi i bazës u vendos në orën 11:04 paradite dhe forcat e rendit janë në vendngjarje,” thuhet në postim.
Fort Stewart i Ushtrisë Amerikane trajnon dhe vendos njësitë aktive dhe rezervë të Ushtrisë dhe është baza e Divizionit të 3-të të Këmbësorisë. Ajo ndodhet rreth 40 milje në jugperëndim të Savannah, Georgia.
Mbi 10,000 persona — ushtarë, anëtarë familjes dhe punonjës civilë të ushtrisë — jetojnë në këtë bazë.
Top Channel