
Izraeli do të lejojë hyrjen graduale dhe të kontrolluar të mallrave në Gazë përmes tregtarëve lokalë, tha agjencia e ushtrisë izraelite që kontrollon ndihmën.
“Ky vendim synon rritjen e volumit të ndihmës që hyn në Gazë dhe njëkohësisht ul varësinë nga shpërndarja e ndihmave nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha agjencia më 5 gusht.
Zyrtarët e OKB-së dhe palestinezët thonë se nevojiten që çdo ditë të hyjnë afër 600 kamionë me ndihma në Gazë në mënyrë që të plotësohen kërkesat humanitare shifër që Izraeli lejonte që të hynte në territorin palestinez para nisjes së luftës. Mes mungesës së theksuar të ushqimeve Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se do të përditësojë edhe planin e luftës së Izraelit në Gaza.
Transmetuesi izraelit Channel 12 dhe gazeta Jerusalem Post cituan zyrtarë në zyrën e Netanyahut të kenë thënë se “strategjia e përditësuar” do të ishte ripushtimi i të gjithë Gazës, duke përfshirë zonat në Qytetin e Gazës ku ushtria beson se po mbahen pengje. Kabineti pritet të mblidhet gjatë kësaj të marte për të miratuar planin. ministria e jashtme e Autoritetit Palestinez e denoncoi planin dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ndërhyjë për të shtypur çdo pushtim të ri ushtarak.
Netanyahu po përballet me presion në rritje të brendshëm dhe ndërkombëtar për të sjellë pengjet e mbetura në Gaza dhe për të lejuar shumë më tepër ndihmë në territorin e uritur. Netanyahu deklaroi më herët se objektivat e luftës së Izraelit mbeten “mposhtja e armikut, lirimi i pengjeve tona dhe premtimi se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”.
Top Channel