Gara për në universitet/ Studentët që konkurrojnë për Mjekësi dhe Arkitekturë mund të aplikojnë online në e-Albania, ja afatet

05/08/2025 09:45

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka njoftuar se aplikimet për programet e studimit në Mjekësi dhe Arkitekturë do të zhvillohen për herë të parë vetëm online, përmes portalit e-Albania.

Sipas njoftimit zyrtar, afati i aplikimit është nga data 11 deri më 13 gusht, dhe maturantët duhet të plotësojnë formularin elektronik për të marrë pjesë në provimin e detyrueshëm të pranimit.

Ky ndryshim vjen si pjesë e përpjekjeve për të lehtësuar procesin dhe për të shmangur radhët fizike në institucionet arsimore. Në njoftim theksohet gjithashtu se aplikimi pas datës 13 gusht nuk do të jetë më i mundur, ndaj të gjithë të interesuarit këshillohen të plotësojnë dokumentacionin në kohë.

Për më shumë informacion dhe hapat që duhet të ndjekin maturantët mund të klikojnë në linkun më poshtë:

https://arsimi.gov.al/…/aplikimi-online-nepermjet-e…/

Top Channel