Emri/ Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Tiranë, i riu nën kujdesin e mjekëve
02/08/2025 22:00
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në kryeqytet.
Juglen Abazi, 27-vjeç, është paraqitur në spital i plagosur, ngjarje që ka ndodhur në zonën e Freskut.
‘Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Juglen Abazi rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut’, njofton policia.
Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Top Channel