Video/ Maran e nis keq në krye të Kombëtares, Shqipëria humb në miqësoren me Izraelin Me relatore Ëngjëllushe Tahiri dhe si anëtarë gjyqtaret Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj, gjykata Antikorrupsion shpalli trupën që do të gjykojë kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, së bashku me ta pjesë e të njëjtit fashikull është edhe ish deputetja socialiste Klotilda Bushka, biznesmenë dhe organizata jofitimprurëse.
SPAK dyshon se kryebashkiaku në burg nga shkurti i 2025 ka miratuar shpërndarjen e fondeve që kanë përfunduar tek OJF që kontrolloheshin nga bashkëshortja dhe shtetas të tjerë. Por ndryshe nga të pandehurit e tjerë që kërkuan papërdorshmëri provash gjatë gjykimit paraprak Veliaj insistoi të njihej me fashikujt. Ky ngërç mbeti i pazgjidhur dhe çështja kaloi në gjykim themeli pa u dëgjuar pretendimet e të pandehurit
Përzgjedhja e trupës u bë me short elektronik dhe fillimisht u dorëhoqën prej tij gjyqtarët e hetimit paraprak dhe të seancave të masave të sigurimit personal.
Gjyqtarët që nuk u përfshinë në short ishin Etleva Deda, Erjon Bani dhe Atalanta Zeqiraj. Pritet që brenda dy javësh trupa e gjykimit të themelit të njoftoi të pandehurit dhe SPAK për nisjen e seancave që do të mbahen me dyer të hapura
Top Channel