
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 Rihter u regjistrua më 01:24 të mëngjesit sipas orës sonë pranë brigjeve të Kamçatkës në Rusi.
USGS njoftoi lajmin. Sipas guvernatorit rajonal Vladimir Solodov, tërmeti shkaktoi “shumë të lënduar”.
I bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë larg bregut në zonat e prirura ndaj cunamit dhe të dëgjojnë njoftimet me altoparlantë.
Pas tërmetit, u lëshua një paralajmërim për cunami për Rusinë, Japoninë, Guamin, Hawaiin dhe Alaskën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Whoahhh! Another video showing the M8.8 earthquake that hit off the coast of Kamchatka, Russia 😱👀
📹 Adventures in the Northern Kurils/tg pic.twitter.com/eCi6hcUHDV
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) July 30, 2025
Autoritetet lokale raportuan se valë prej 3-4 metrash, të shkaktuara nga lëkundjet, u regjistruan në Yelizovsky të Kamçatkës. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 119 kilometra në lindje të Petropavlovskut në Gadishullin Kamçatka, në një thellësi prej 20.7 kilometrash.
Sipas ekspertëve rusë, ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në rajon që nga viti 1952. Zona më e goditur rezulton Severo-Kurilsk, pranë Ishujve Kuril, ku vala e parë e cunamit arriti në bregdet. Guvernatori Valery Limarenko konfirmoi se banorët janë evakuuar në vende më të larta dhe mbeten të sigurt.
Në Petropavlovsk-Kamchatsky u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike e të komunikimit, si dhe dëmtime të ndërtesave. Disa persona kërkuan ndihmë mjekësore, por nuk ka njoftime për lëndime serioze, referuar Ministrisë të Shëndetësisë.
Epiqendra u regjistrua afro 119 kilometra në lindje-juglindje të Petropavlovsk-Kamchatskyt, një qytet rus me mbi 180 mijë banorë. Tërmeti goditi në një thellësi prej 20.7 kilometrash dhe shkaktoi disa lëkundje pasuese, disa prej tyre me magnitudë deri në 6.9 Rihter.
Tërmeti në brigjet e Kamçatkës, me magnitudë 8.8 është më i fuqishmi në 14 vjet. Ndërkaq, shënohet si më i forti që nga viti 2011, kur një tërmet me magnitudë 9.1 Rihter goditi Japoninë verilindore, duke shkaktuar mbi 19 mijë vdekje dhe njerëz të zhdukur.
Më 11 mars 2011, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 9.0-9.1 Rihter goditi bregun verilindor të ishullit Honsh në Japoni, duke shkaktuar një cunami që arriti valë deri në 40 metra në disa zona, të tilla si Miyako, Prefektura Iwate.
Zyrtarisht, autoritetet japoneze konfirmuan se deri në vitin 2021, 19 mijë e 759 vetë do të kenë vdekur, 2 mijë e 553 do të jenë të zhdukur dhe 6 mijë e 242 do të jenë të plagosur. Ndër pasojat më të rënda, padyshim që ishte shkrirja e termocentralit bërthamor Fukushima Daiichi.
Top Channel