Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës me revistën gjermane “Zeit” ka folur edhe për bashkëshorten e tij, Linda Rama.

Ai ka shprehur se ajo është opozita më e fortë që ka, teksa shton se interesohet për punën e tij, teksa nuk kursehet as me pyetjet intensive.

Rama tha se pas startimit të pyetjeve të shumta, të cilat zgjasin për një kohë të gjatë, shpesh i lutet Linda Ramës të tregojë mëshirë.

Pyetja e gazetarit: A ka ndonjë që dëgjon për çështje të tilla?

Edi Rama: Disa njerëz mendojnë se kam fituar shumë zgjedhje sepse opozita ime është shumë e dobët. Ata njerëz nuk kanë ide. Sepse në shtëpi, kam opozitën më të ashpër që kam përjetuar ndonjëherë

Ajo më pret kur kthehem nga puna në mbrëmje – gruaja ime. Ha diçka, shtrihem në divan, zgjedh një film për t’u çlodhur. Dhe pas dhjetë minutave të para të filmit, fillon koha e pyetjeve – nga divani në divan.

Gruaja ime është ekonomiste, punon për organizata ndërkombëtare, ajo i di punët e saj. Ajo di numra, të dhëna, fakte. Pyetjet vazhdojnë, kështu që më duhet të shtyp butonin e ndalimit të filmit disa herë.

Është vërtet intensive. Nëse gruaja ime vazhdon deri në nokaut, do të jetë shumë më vonë se mesnata dhe do të duhet t’i lutem të tregojë mëshirë. Mund t’ju siguroj: Nëse keni një kundërshtim të tillë në shtëpi dhe i dëgjoni ata, do të bëheni të pamposhtur jashtë katër mureve tuaja. Atëherë mund të bëheni edhe Mbret i Shqipërisë!

Top Channel