KAS ia dha mandatit të parës në listën e mbyllur të “Shqipëria Bëhet”, ironizon Lapaj: ‘Psd-së’ i pranohen dorëheqjet, për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag

30/07/2025 15:15
Adriatik Lapaj

Kryetari i “Shqipëria Bëhet” ironizon vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve që nuk njohu dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur dhe ia dha mandatin të parës në listë, Ana Dajkos.

Lapaj hedh akuza për pabarazi para ligjit. “Psd-së i pranohen dorëheqjet dhe mandati kalon te lista e hapur. Neve jo që jo! Për ne zbatohet tjetër ligj se ne jemi Gulag”, shkruan ai në një reagim në rrjetet sociale.

Më tej, shprehet këmbëngulës dhe optimist për të ardhmen.

Jam aq shumë krenar që luftoj për garën e hapur! Do vijë dita e asaj që po kërkojmë. Një ditë ky vend do ketë garë”, shprehet ai.

KAS vendosi sot shpalljen e kandidatit fitues nga lista shumëemërore të miratuara nga KQZ të subjekti zgjedhor, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet për qarkun Tiranë të zonjës Ana Kosta Dajko, kushërirës së Lapajt.

Top Channel