Jennifer Lopez pati një incident të papritur gjatë koncertit të saj në Varshavë.

Këngëtarja 56-vjeçare mbeti në skenë vetëm me reçipeta dhe geta transparente, pasi fundi me thekë që mbante veshur i rrëshqiti nga ijet.

Ylli latin, e cila ndodhet në turneun e saj “Up All Night: Live in 2025”, nuk u ndal aspak dhe vazhdoi performancën si zakonisht. Edhe pse nuk pati kohë të vendoste fundin në vend, Lopez reagoi me sportivitet. Ajo buzëqeshi, ngriti duart lart, bëri një rrotullim dhe vazhdoi të kërcente, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Momenti u kap në një video të postuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube, si dhe nga fansat në Instagram.

“Jam këtu me të brendshme!”, bëri shaka ajo në skenë, ndërsa një balerinë nxitoi t’ia kthente fundin. “Kjo do të bëhet virale kudo!”, shtoi ajo me humor.
Më pas iu drejtua publikut duke qeshur: “Për fat të mirë, e kishin përforcuar këtë veshje. Dhe për fat të mirë, unë jam mësuar me këto gjëra!”

Top Channel