
29/07 17:48
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi Ishujt Andaman dhe Nikobar në Indi të hënën në mbrëmje, por nuk u lëshua paralajmërim për cunami, bëri të ditur Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Tërmeti ndodhi në orën 00:12 (ora lokale) në një zonë detare, rreth 259 kilometra në veriperëndim të Sambangut, në provincën Aceh të Indonezisë perëndimore, sipas të dhënave të USGS-së.
Aceh është rajoni që u godit më rëndë nga tërmeti shkatërrues dhe cunami pasues i vitit 2004, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 220,000 personave në 15 vende të Azisë.
Top Channel