
Në moshën 52-vjeçare, Heidi Klum vazhdon të pozojë me vetëbesim para kamerës, duke vërtetuar se mosha nuk është pengesë për seksualitetin apo për shprehjen e lirë të vetvetes.
Supermodelja, në një intervistë të re për revistën People, tha se i pëlqen të bëjë paraqitje seksi edhe sot, ashtu siç bënte në fillimet e karrierës së saj.
“Për mua, të qenit më e madhe në moshë nuk ka rëndësi,” theksoi ajo. “Nuk kam turp as për moshën dhe as për trupin tim. Besoj se të gjithë duhet të bëjnë atë që duan.”
Ajo iu drejtua veçanërisht atyre që kanë kaluar të 50-at, duke theksuar: “Mos u fshihni në të 50-at. Bukuria ndryshon vazhdimisht dhe unë jam këtu për ta përqafuar atë ndryshim. Nëse gjithçka do të ishte njësoj, jeta do të ishte e mërzitshme.”
Heidi Klum defends her signature bikini and lingerie photos with daughter Leni: ‘Don’t hide in your 50s’ https://t.co/90XqVrRT12 pic.twitter.com/MYk2dp0sM0
— Page Six (@PageSix) July 28, 2025
Duke reflektuar mbi karrierën e saj të hershme, ish-engjëlli i Victoria’s Secret kujtoi kohët para se mediat sociale të dominonin industrinë: “Kam pozuar nudo ose me të brendshme që nga viti 1992 – shumë kohë para se të ekzistonte Instagrami,” shpjegoi ajo. “Për mua kjo nuk është asgjë e re. Në 15 vitet e fundit, kam parë shumë të tjerë të bëjnë atë që kam bërë unë për 30 vjet. Ndryshimi është se, në vend që të vesh të brendshmet në një revistë, tani i vesh në Instagram. Është e njëjta gjë.”
Heidi Klum është përballur me kritika herë pas here për pjesëmarrjen në një fushatë të brendshmesh me vajzën e saj 21-vjeçare, Leni. Reagimet ishin aq të forta, saqë ajo u detyrua të çaktivizonte komentet në Instagram.
Megjithatë, ajo qëndron krenare pranë zgjedhjes së saj: “Shumë njerëz thonë: ‘Nuk njoh asnjë nënë dhe bijë që e bëjnë këtë së bashku.’ Po për ne? Unë jam krenare për vajzën time. Dhe ajo është dakord me mua,” theksoi ajo.
Heidi Klum nuk e ka mbajtur sekret faktin që gjithmonë është ndjerë rehat me trupin e saj.
“Kur bëj banjë dielli në oborr, ndonjëherë nuk vesh bluzën e rrobave të banjës. Jam evropiane. Fëmijët e mi nuk më njohin ndryshe, dhe ndoshta kjo është arsyeja pse edhe ata ndihen të lirë dhe të rehatshëm me trupat e tyre,” përfundoi ajo.
Top Channel